Bebe (Bleta) Rexha

Emri i vërtetë i saj është Bleta Rexha. Është lindur nga dy prindër shqiptarë që vijnë nga Dibra e Maqedonisë të vendosur në New York të SHBA-ve.
Karriera e saj si amatore ka nisur që nga mosha katër vjeçare, dhe duke vazhduar kështu në shkollën e mesme kur ajo u bë pjesë e mjuziklit Jesus Christ Superstar, Hello, Dolly!, Fiddler on the Roof.

Bebe (Bleta) Rexha shquhet për aftësitë e saj në të shkruarit muzikë. Që në moshë të re ka fituar çmimin si muzikantja e re më e mirë “Best Teen Songwriter” në the National Academy of Recording Arts & Science’s annual New York “Grammy Day”.
Bleta në vitin 2010 është bërë pjesë e grupit muzikor Black Cards, grup ky i krijuar nga Pete Wentz – ish basist i Fall out Boy. Pas një kohe të caktuar (2011) Bleta Rexha largohet nga grupi për t’u fokusuar në karrierën e saj solo në kompozim dhe këndim.
Talenti i saj në industrinë e muzikës ra edhe më shumë në sy gjatë vitit 2012 kur ajo publikoi në YouTube shumë këngë të artistëve të njohur në versionin e saj akustik.
Nga viti 2013 Bebe Rexha ka bërë kontratë me Warner Bros- një nga studiot më në zë të muzikës në Amerikë, dhe është duke punuar në studio për debutimin e saj zyrtar në muzikë.

Bebe Rexha ka shkruar këngën “Monster Under My Bed”, e cila iu shit reperit Eminem, i cili pastaj në bashkëpunim me Rihanën e solli për publikun botëror muaj më pare në emrin “The Monster”. Kënga u bë një mega-hit duke prekur vendin e parë në Billboardin amerikan, duke e ndihmuar kështu Beben të përfshihet përfundimisht në rrethin e ashpër të industrisë muzikore në SHBA.

Tanimë Bebe Rexha në Amerikë lakohet si një nga artistet që në vitin 2014 do të trondisë tregun muzikor.

Këngët të cilat Bebe Rexha i ka kompozuar për artistë të tjerë janë Like a Champion për Selena Gomez, dhe Glowing për artisten jug-afrikane Nikki Williams.


Së fundmi Bebe vjen në bashkëpunim me Cash Cash duke sjellur këngën “Take me Home” e cila arriti pozitën 67 në Billboardin amerikan dhe duke arritur të transmetohet në të gjitha radiostacionet muzikore anembanë Amerikës Veriore por dhe më gjerë.

P.N.P Vaçe Zela

Ikën Vaçe Zela!
“Nderi i Kombit Shqiptar” largohet nga jeta.
Sot mediat shqiptare konfirmuan lajmin e trishtuar që Vaçe Zela – legjenda e muzikës shqipe, fituesja e dynbëdhjetfishtë e Festivalit më të njohur në vend – ndërroi jetë.

U prefsh në Paqe – Vaçe!
Vaçe Zela

BalkansBazaar/2014

Alex & Sierra – The X Factor winners

Alex & Sierra fitojne X Factor-in amerikan.
Ne nje gare shume te ngushte ndermjet tyre dhe Jeff Gutt, çifti amerikan doli fitimtar duke kurorezuar keshtu punen e tyre disa mujore drejt finales se madhe.
Ata keshtu behen fitues te nje kontrate inçizimi me Sony Music, e vlefshme 1 milion dollare amerikane.
X Factor-i amerikan permbylli keshtu edicionin e tij te trete, pas shume kritikave per renie se shikueshmerise televizive.
Simon Cowell, pronar i X factor, ka deklaruar se ky show televiziv do te kthehet serish ne perpjekje per te zbuluar talentet e reja ne Amerike.

Alex & Sierra - The X Factor winners

Alex & Sierra – The X Factor winners

BalkansBazaar/2013

Fillon “9/11 Festival”

Prishtinë, 8 Shtator 2013

Ka filluar në Prishtinë Festivali “9/11”, festival që sivjet shënon 10-vjetorin e tij. Ishte themeluar me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes morale që populli i Kosovës bashkë me komunitetin artistik e bëri në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste në Nju Jork.
Hapjen e festivalit e bëri ambasadorja amerikane në Prishtinë Jackobson. Poashtu festivalin e përshëndeti edhe Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila përshkroi rrugëtimin nëpër shumë sfida por edhe mbështetjen reciproke që ekziston në mes popullit amerikan dhe atij shqiptar.
Festivali 9/11 pritet të zgjasë deri më 11 Shtator kur edhe pritet anonçimi i fituesve në kategoritë gjegjëse.
Disa nga filmat konkurrentë janë:
‘MANUAL për inicimin e luftës së tretë botërore’ – Birol Urcan
‘Nëse..!’ – Florenc Papas
‘The bloody money’ – Erman Memedi
‘Arkiva’ – Arlinda Morina
‘Edhe 5 minuta’ – Valon Jakupaj
‘Burri’ – Ben Apolloni
‘FAJI’ Fitim Shala
‘Djali me violine’ Idrit Kaso
‘Rrefimi i fundit’ Ibrahim Deari
‘Rrota’ Fisnik Muji
‘Dikushi tjeter’ Ledis Shkalla
‘Rrobaqepesja’ Arlinda Morina
Ky edicion vjen me tetë premiera nga Prishtina Film, dhe me njëmbëdhjetë filma nga produksionet e tjera, të cilët hyjnë në konkurrencë për këto çmime: Filmi më i mirë, Kamera më e mirë, Montazha më e mirë, Regjia më e mirë, Skenari më i mirë, Roli më i mirë i femrës, Roli më i mirë i mashkullit dhe Muzika më e mirë.
Më poshtë janë disa nga pjesëmarrësit e festivalit.
.

 Kuqi - Jahjaga - Gjoci

Kuqi – Jahjaga – Gjoci

Tracy Jackobson

Tracy Jackobson

Lena Kryeziu

Lena Kryeziu

Albena (M) & Edona Reshitaj (D)

Albena (M) & Edona Reshitaj (D)



BalkansBazaar/2013

Arta Dobroshi në jurinë e “Zadar Avvantura Film Festival”

Zarë, 7 shtator 2013

Aktorja prishtinase Arta Dobroshi ishte e ftuara speciale e festivalit të katërt të Festivalit të Filmit “Avvantura” në Zarë të Kroacisë mbajtur në fund të Gushtit. Ajo ishte e ftuar si anëtare e jurisë bashkë me regjisorët Shigeru Umebayashi, Dean Sosa, Krzysztof Zanussi dhe slektorin e filmave në Kane – Christian Jeune. Me këtë rast ajo dha intervista për mediat kroate duke uruar që Festivali të ketë sukses dhe në të ardhmen.
Fitues i Festivalit ishte filmi “Tango Libre” me regji të Frederica Fontayna.

Tango Libre

Tango Libre


Në kategorinë e femrave fituese ishte aktorja Nermina Lukac – “Eat Sleep Die”.
Në kategorinë e mwshkujve çmimi u nda dyshaz për: Sitthiphonu Disamoeu – “The Rocket” dhe Mateuszu Banasiuku “Floating Skyscrapers”.
Arta Dobroshi

Arta Dobroshi

Bleona në Vegas Pride 2013

Las Vegas, 7 shtator 2013

Bleona Qereti vazhdon përpjekjet e saj të depërtojë në tregun e shoubizit amerikan.
Bukuroshja shqiptare u bë pjesë e festimeve të Gay Pride Parade të Las Vegas në shtetin e Nevada-s. Bleona ishte performuesja kryesore e festës. Në këtë organizim morën pjesë edhe artistë tjerë, përfshirë Frank Marina & The Cast of Divas.
Bleona
Artistja shqiptaro-amerikane u vonua për 15 minuta duke bërë që disa të pranishëm të largoheshin, por pas daljes së saj në skenë ajo elektrizoi gjithçka bashkë me katër valltarët e saj profesionistë.
Bleona ka mbështetës të shumtë në mesin e komunitetit LGBT në ShBA, dhe pritet të marrë pjesë poashtu në një event tjetër që pritet të mbahet në Clark County Nevada.
Singli “Take it Like a Man” i Bleonës pritet të godasë iTunes të martën më 10 shtator 2013, përderisa Billboard-i amerikan e ka shënjestruar Bleonën në një raport të saj, si një akt që po vjen.

Rita me model të ri flokësh

Londër,

Këngëtarja shqiptare-britanike Rita Ora, ka ndërruar mbrëmë modelin e flokëve. Ajo pasi ka anuluar koncertin e radhës për shkak të problemeve me fytin dhe gjoksin, nuk ka humbur kohë duke u kujdesur kështu të mbajë statusin e konfirmuar si një vajzë trend-sjellëse në industrinë e modes dhe argëtimit.
Pas rreth katër orësh qëndrimi në një sallon ondulimi në Londër, Rita është kapur nga paparacët që e ndjekin këmba-këmbës yllin e muzikës pop.
Ju pëlqen Rita me modelin e ri të flokëve?

Rita Ora's new hairdo

Rita Ora’s new hairdo


Neve na pëlqen! Shumë 😉
Dhe po, personi që rrin sipër këpucave dhe kostumit “mashkullor” është Rita.

BalkansBazaar/2013

“Muzika e keqe”

Tiranë, Prishtinë, Shkup

Muzika muzika muzika! Heh!
Sërish muzika. Mirremi non-stop me këtë temë, e diskutojmë, e dëgjojmë, e pëlqejmë, e urrejmë, e shajmë, e çka tjetër.
Nuk është se vetëm ne shqiptarët, ballkanasit e bëjmë këtë. Ndodh kudo. Muzika ka ndikimin e saj në jetën e njeriut, qoftë në përditshmërinë e tij, në raport me grupin, rrethin por edhe me ndërdijen e tij.
Kur njeriu dëgjon muzikë të mirë shpërqëndrohet nga ajo gjë që është duke bërë. Qoftë edhe për disa sekonda. Kjo e ndihmon atë, e inkurajon dhe e mbush me energji të re për ta përmbyllur punën apo edhe për t’u ndjerë mirë për pak çaste. E me muzikën e keqe nuk ndodh kështu. Po ç’është muzika e keqe?
A ekziston si nocion në radhë parë? Apo është vetëm një stereotip i krijuar nga një shtresë e caktuar e shoqërisë e cila thirret në nivelet e saja më emancipuese dhe më superiore ndaj pjesës tjetër së popullatës e cila për hir të vërtetës përbën grupimin më të madh.
A ka ekzistuar gjithmonë muzika e keqe? Kur filloi të cilësohej si muzikë potencialisht e keqe apo e mire?
Për Ballkanin si rajon një gjë është e sigurt. Ka pasur grupe muzikore të ndryshme me nivele artistike cilësore por edhe të diskutueshme. Përderisa muzika e grupimeve etnike më të vogla si ajo rome apo turke është cilësuar më shumë si ekzotike sesa domosdoshmërisht si një muzikë e keqe. Njerëzit që kanë dëgjuar këtë lloj muzike apo mediat e kohës i kanë dhënë respektin dhe hapësirën e merituar mediale. Sigurisht që secili shtet ka pasur ngjyrimet e veta sa i përket promovimit të të drejtave të minoriteteve, por kjo nuk është varur nga niveli artisitik e kulturor i muzikës, artit të tyre, por ka qenë drejtpërdrejt e varur nga politikat e përgjitshme kundrejt atij grupi etnik.
Tani që komunizmi e socializmi ikën doli që asnjëri sistem të mos e ketë emancipuar sa duhet rajonin.
Njerëzit që bëjnë art, muzikë, me ardhjen e demokracisë sikur u munduan të thyejnë tabutë e kahershme (që nuk kanë ekzistuar në të vërtetë), se çdo tingull, çdo melodi, çdo instrument mund të shkrihet në kulturat e ndryshme ballkanike.
Të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë ndodhi, se çfarë dëgjuan veshët tanë. Se cilësia e krijimeve ishte aspak mbresëlënëse dhe shumë neveritëse. Për më keq ajo krijimtari vazhdon të jetë e njëjtë, me shumë pak risi dhe shpresë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur.
Në fakt muzikantët e sotëm shqiptarë duhet ta dijnë një gjë. Ata jo që po e cënojnë muzikën shqipe nga elementet e kulturës rome, sllave apo turke, por po i ofendojnë rëndë pikërisht këto kultura. Po. Ata nuk po e promovojnë “padashje” kulturën rome apo turke, por po e shpërfytyrojnë atë duke ia humbur veçantitë karakteristike.
Si u bë që ne jemi shumë patriotë kur vjen puna për nacionalizëm dhe patriotizëm, por e humbim atë kur vjen në pytje turbo folku? Aaah! Mbase muzika nuk po na e cënoka identitetin dhe integritetin territorial? Kjo është?
Apo mos ndoshta në fund të ditës ne nuk jemi fare ndryshe nga njëri-tjetri, jemi një qull i përzier antivlerash që po e mashtrojmë veten dhe botën? Se në fakt ne jemi popuj shumë kundërthënës deri në kufijt e logjikes? Dhe se ne shqiptarët i prijmë kësaj valleje të turpshme ballkanike?!
Apo mbase muzika s’paska të bëjë shumë me aspektet tjera të përditshmërisë së qytetarëve. Se nuk ka lidhje me politikën, me korrupsionin, me krizën e moralit, me papërgjegjësinë, me shërbimet e dobëta në administratë, në shëndetësi, me kulturën dhe sjelljen e qytetarëve. Jo?
Mos muzika na qenka e privilegjuara jonë? Me imunitet deputeti, që nuk guxon të arrestohet e ndëshkohet? Se ajo nuk bën të listohet në spektrin e përgjithshëm të zhvillimeve apo ngecjeve tona të 2 dekadave të fundit?
Se s’ka lidhje. Është YouTube të na promovojë, është Facebook, Myspace. Na mjafton t’i kapim t’i bëjmë ca instrumentale mediokër edhe lansojmë se po i han pazari?
Po mire. Pazari-populli po e “han” edhe korrupsionin e keqqeverisjen? A po na pëlqen kjo? Pazari-populli po e han edhe keqmenaxhimin e parasë publike? A po na pëlqen kjo?
Atëherë, nëse çdo gjë që na ofrohet e na “shitet” nuk qenka ajo që e meritojmë e e dojmë, pse ta duam apo pranojmë kulturën e muzikës së keqe. Meqë shumë gjëra që ndodhin në shoqërinë shqiptare në Ballkan nuk qenkan të shëndosha për mirëqeninen materiale, fizike e mendore të njerzve, si i bëhet puna me muzikën e keqe? Si i bëhet me muzikbërësit e këqinj? A janë ata më pak të rrezikshëm se kriminelët ordinerë? A duhet nisur paditë nga ana e institucioneve, deri në përndjekje ligjore, për rrezikim direkt të vlerave e pasurive të kultivuara kombëtare ndër shekuj? Për deformim të shijes publike, veçanërisht asaj të gjeneratave të reja. Për keqpërdorim të opusit kulturor të kulturave tjera, pa i njohur mirë ato. Për keqpërdorim të zhvillimeve teknologjike e siteve ndërkombëtare për t’i ikur filtrimit, editimit dhe redakturës profesionale.
Apo duhet dalur në protesta masive nën flamujt e VV-së që të rrëzojmë pushtetet bashkë me muzikbërësit mediokër?
Dikush thotë: në rregull, na duhet kapërdirë disi fakti që ekziston shtresa e muzikbërësve të rëndomtë, e një shtresë më periferike që s’i gjykon dot. Po si t’i bëhet me muzikbërësit e promovuar nëpër vite që bien pre e antivlerave, pre e injorancës së këngëtarëve pa edukatë e pa kulturë elementare muzikore e kombëtare?

BalkansBazaar në ditët në vijim do ju sjell disa nga “të paditurit” që më shumë se mirë, i kanë kanë bërë tepër keq kulturës muzikore shqiptare, duke e goditur pandreqshëm, marrë parasysh prezencën gjithnjë e më të madhe në eter të antivlerave absolute.
Absolute! … se ç’tingëlloi familjare kjo fjalë.

BalkansBazaar/2013

Kush ngjan me kë?

Prishtinë, Tiranë, Shkup

Vajzat e tregut shqiptar të medias, muzikës dhe modës na vijnë më të bukura dhe rafinuara se kurrë më parë. Përkundër kësaj, shumë herë edhe janë sulmuar nga mediat dhe opinioni për imitimet në veshje, make-up dhe sjellje të ngjashme me yjet e huaja.
Po në fakt, a ekzistojnë ngjashmëri që nuk janë kozmetike, por të vërteta, në mes yjeve tona dhe atyre të huaja?
BB ka bërë përzgjedhjen e disa yjeve ndërkombëtare duke i krahasuar ato me disa nga vajzat tona. Kujdes në mos ngatërroheni 😉

1. Tuna vs Sarah Connor

Tuna vs Sarah Connor

Tuna vs Sarah Connor


Këngëtarja gjermane Sarah Connor ka një ngjashmëri të theksuar me Tunën. Të dyja bionde, me sy të shkruar, por edhe me stil të veçantë në karrierat muzikore respektive duket që janë bekuar nga nëna natyrë.

2. Vicky Zeneli vs Elizabeta Canalis

Vicky vs Elisabetta Canalis

Vicky vs Elisabetta Canalis


Modelja shqiptare që shpejt po ngjit shkallët e karrierës përtej Atlantikut nuk mund të mos ishte pjesë e përzgjedhjes sonë. Në Vicky-n ngjan së tepërmi Elisabetta Canalis, vajza italiane e njohur në Itali e Europë, por edhe në SHBA si e dashura e yllit hollivudian Clooney.

3. Albana Osmani vs Olivia Wilde

Albana vs Olivia Wilde

Albana vs Olivia Wilde


Aktorja amerikane me origjinë irlandeze Olivia Wilde, ylli i Cowboys and Aliens përngjan hiç më pak se me yllin e televizionit shiptar Albana Osmani. Ato ngjasojnë me njëra tjetrën si një mollë e ndarë më dysh.

BalkansBazaar/2013