Linda Halimi fiton raundin e parë të “Shinebright” në Atlanta

Atlanta, SHBA

Këngëtarja Linda Halimi raportohet të ketë fituar raundin e parë të kompeticionit Shinebright të organizuar ditë më parë në Atlanta të ShBA-së.
Linda Halimi është përzgjedhur si vokalistja më e mirë e mbrëmjes mes shumë këngëtarëve tjerë me ngjyrë.
Kjo paraqitje i hap rrugë për në fazat tjera të përzgjedhjes së këngëtarit më të mirë që do të performojë para mijëra adhuruesve të muzikës në Festivalin të organizuar nga Radio Kiss 104.1 FM Centenial Park të Atlantas, ku pritet të jenë të pranishëm edhe shumë emra të njohur të industrisë muzikore në Amerikë.

Linda Halimi - Shinebright, Atlanta

Linda Halimi – Shinebright, Atlanta


Linda Halimi kohë më pare kishte lëvizur drejt SHBA-ve në kërkim të karrierës së saj jashtë vendit.

BalkansBazaar/2013

Rita Ora – “Fast and Furious 6”

LA, California

Në klipin e radhës të lëshuar nga Fast and Furious 6, Rita Ora vjen si “koka e garës”, vajza e fortë nga Londra urbane.

Rita paraqitet me një veshje të veçantë dhe me buzëqeshjen e saj infektuese.

BalkansBazaar/2013

 

X Jungle Albania

Tiranë,

Show i radhës i X Factor Albania dëshmoi edhe një here joprofesionalizmin e produksionit në Shqipëri.
Konkurenti i show down, Aldo, jo vetëm zgjodhi një këngë të cilën e kishte kënduar më parë por për më tepër stonoi dhe e humbi ritmin gjatë të kënduarit.
Ndërsa supertalenti Kanita, arsyeja e vetme që ndonjëherë e kemi shikuar këtë show, jo vetëm që zgjodhi një këngë që nuk e ka kënduar më parë, por mjaft të vështirë dhe kërkuese.
Sigurisht arsyetimet e Albanit, duke mbështetur Aldon, ishin hipokrite dhe aspak korrekte.
Kanita ua tregoi vendin të gjithëve në këtë edicion dhe jo vetëm.

Kanita - Winner X Factor Albania

Kanita – Winner X Factor Albania


Për ta përmbyllur tërë këtë show-xhungël ku thirrjet dhe bërtimat e publikut ishin trauma më e madhe që mbahet mend në një produksion televiziv, Vera Grabocka zgjedh Aldon, konkurentin që gaboi gjatë rikëndimit të një këngë mesatare të huaj.
Vitin e kaluar Vera zgjodhi poashtu Sheila-n e cila përveç pamjes fizike nuk arriti asnjëherë të ofrojë emocion të vërtetë.

Bravo Kanita.
Vera dhe Alban-me kënd po talleni?

BalkansBazaar/2013

Pepsi ridizajnohet

Nju Jork, N.Y

Pepsi, për here të parë pas 17 vjetësh bën ridizajnimin e shishes 591 mililitërshe.
Ky project i Pepsi Co. Inc. vjen në vazhdën e përpjekjeve të kompanisë për rifitimin e tregut të humbur ndaj Coca Cola Co. Vetëm në vitin 2012 kompania ka patur rënie prej 4% në tregun shumë konkurues.

Shishja e ridizajnuar e Pepsi-t

Shishja e ridizajnuar e Pepsi-t


Kompania njoftoi se shishet e reja do të dalin në treg që nga muaji Prill, dhe do të nevojitet rreth një vit që modeli I vjetër të zëvendësohet me të riun.
Pepsi përveç kolës, njihet edhe si prodhues i Tropicana, Gatorade, çipsit Frito-Lay dhe Quaker Oats.

BalkansBazaar/2013

Bleona t’ia kalojë Lady Gaga-s e Ke$ha-s

Los Angeles, Londër

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bleona, vazhdon të ecë me kujdes në rrugën e saj drejt suksesit. Në intervistën ekskluzive për FemaleFirst.co.uk Bleona ka shpalosur përpjekjet e saj për dominimin e tregut të muzikës pop në SHBA.
Më 30 Mars të këtij viti Bleona pritet të paraqitet në White Party – Festivalin Gay të muzikës në Amerikë. Në këtë festival më parë janë paraqitur emra të mëdhenj të muzikës amerikane si Jeniffer Lopez, Lady Gaga, Robyn e Kesha.

Bleona - Pass Out

Bleona – Pass Out

Bleona pritet të impresionojë me shoun e saj dhe synon t’ua kalojë dhe kolegeve të saja që kanë performuar vite më parë.

BalkansBazaar/2013

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi shkojnë viral!

New York, Prishtinë

Ende pa pushuar mirë lajmet dhe komentet rreth fotove që tregonin qartë supermodelen shqiptare në shoqëri me superyllin hollivudian Leonardo DiCaprio, Afërdita Dreshaj rikthehet pokaq bujshëm.

Kësaj radhe me lajmin për ndarjen e saj nga i dashuri i saj Shpat Kasapi. Pas informacionit të dhënë nga gjigandi mediatik britanik The Sun, nuk u desh shumë kohë që lajmi të merrte dhenë. Mbi 1700 media, portale e site në internet shkruajtën për lajmin rreth ndarjes së çiftit të njohur shqiptar.

Një gjë e sigurt, edhe Thaçi e Daçiq do të lakmonin që të kishin gjithë këtë vëmendje.

 

Leo DiCaprio & Afërdita & Shpat Kasapi

Leo DiCaprio & Afërdita & Shpat Kasapi


BalkansBazaar/2013

R. Mickey Ora

Rita (Mickey) Ora

Rita (Mickey) Ora

Londër,

Rita nuk ndalet së befasuari fansat e saj. Në profilin e saj në Twitter Rita vjen më fëmijërore se asnjëherë. Me maskotën e Mickey Mouse, ikonës së filmit të animuar, duket sikur Rita u drejtohet mediave “ç’problem keni me mua?”.
Sigurisht që Rita e dëshiron fort vëmendjen e medias por së fundmi pas shumë raportimeve rreth lidhjeve të saj me meshkujt e showbizit në Amerikë dhe Britani, ajo ka këshilluar publikun e saj që “të mos besojnë gjithçka që mediat shkruajnë”.

BalkansBazaar/2013

Gipsy Groove

Prishtinë,

Sonte në ora 20.00 në Teatrin ‘ODA’ bëhet promovimi i albumit të grupit Gipsy Groove.
Grupi është krijuar në Prill të vitit 2010 dhe përbëhet nga muzikantë të komuniteteve të ndryshme si romë, maqedonas dhe shqiptarë.

Gipsy Groove

Gipsy Groove


Gipsy Groove sjell muzikën rome në kohë duke gërshetuar elementet e saj tradicionale me rrymat xhaz, rok e dubstep.
Pas promovimit në Prishtinë grupi pritet të paraqitet edhe para publikut në Zvicër por edhe në Ballkan, në vendet fqinje me Kosovën, si në Serbi e Maqedoni.

BalkansBazaar/2013

Chicka vjen me “Seniorita Machine”

Prishtinë,

Underground reperja nga Prishtina Chicka lanson audion e këngës më të re të saj “Seniorita Machine”.

Chicka – Senorita Machine


Kënga është në vijimësi me krijimtarinë tipike të artistes e cila njihet si një repere rebele, fanatike e shkollës së vjetër së repit.
Vargjet e këngës janë krejt të kuptueshme dhe të bëjnë shpejt për vete.
Si shumë pak krijues të repit të mirëfilltë, rimat e Chickës janë të fuqishme dhe goditëse deri në absurdin e ofendimit të drejtpërdrejt dhe të kulluar.
Kjo këngë vjen pas një periudhe pauze të reperes prishtinase prej kur në vitin 2008 ajo publikoi në Myspace këngët e saj "La Baresha", "Kah jem", "Po rekordoj" e "Teta Daj".

BalkansBazaar/2013

Sislej Xhafa në Bienalen e Venecia 2013

Venecia,

Artisti jonkonvencional Sislej Xhafa do të paraqitet në Bienalen e Venecia 2013.
Sislej është pjesë e një trupe prej 14 artistësh nga mbarë bota si Francesco Arena, Massimo Bartolini, Gianfranco Baruchello, Elisabetta Benassi, Flavio Favelli, Luigi Ghirri, Piero Golia, Francesca Grilli, Marcello Maloberti, Fabio Mauri, Giulio Paolini, Marco Tirelli e Luca Vitone.
Artistët do të paraqesin veprat e tyre në formën e një udhëtimi ideal, në mes të së djeshmes dhe të sotshmes, në botën e artit italian dhe jo vetëm. Ata do të dialogojnë me artin e tyre në shtatë hapësira paralele të ndarë dy nga dy.

Sislej Xhafa

Sislej Xhafa

Kosova është në mesin e 8 vendeve që do të paraqiten për të parën herë në Bienale në Edicionin e 55 të International Art Exhibition.
Bienalja e Venecias është një nga organizimet më të njohura në botën e artit në Europë dhe më gjerë.
Edicioni i 55-të mbahet nga datat 1 Qershor-24 Nëntor 2013.

BalkansBazaar/2013