Nusja e muzikës shqipe

PRISHTINË, Kosovë
Ylli më i ri i muzikës shqipe u konfirmua. Kjo është Era Istrefi, prishtinasja e talentuar e cila solli videon e saj të tretë në tregun e çoroditur të muzikës tonë.
Nëse nisemi nga thënia se “dita e mirë shihet me mëngjes” atëherë duhet të jemi të lumtur – pse jo – që Era arriti.
Duke filluar që nga singli i saj i parë “Mani për Money”, pastaj projekti i saj i dytë “A po Don” dhe deri te proetki i fundit “E Dehun”, Era si asnjë këngëtare tjetër, që në start ka vendosur standard të ri në tregun e muzikës shqiptare.

E ëmbël, me zë unik dhe me paraqitje të theksuar urbane, Era po tregohet edhe e mençur në përzgjedhjet e materialeve të saj.

Larg shundit dhe kiçit komercial të momentit (karakteristikë e shumicës absolute të kolegeve të saj), Era po tregon një kujdes të veçantë në tekset e këngëve të saj dhe rrymën muzikore, duke bërë që edhe Dafina Zeqiri të djersitet mirë për paratë e saj.

BalkansBazaaar/2014